Dinamo është skuadra e parë e kualifikuar në finalen e Kupës së Shqipërisë. Kryeqytetasit triumfuan 4-3 ndaj Vllaznisë në ndeshjen e kthimit, pas barazimit pa gola në takimin e parë.

Në “Elbasan Arena” ishte një ndeshje spektakolare, ku skuadra e Dajës shkoi në avantazh 4-0, falë dopietave të Itodo Mandea dhe Baton Zabërgja.

Vllaznia reagoi në minutat e fundit, duke shënuar tre herë, me Grudën, Balajn dhe Kahrimanovic, por pa mundur ta dërgojë ndeshjen në shtesa.

Në finale, Dinamo do të përballet me Egnatian që mposhti 2-0 Partizanin në sfidën e kthimit. /tvklan.al