Blutë kërkojnë mbështetjen e tifozerisë

Në rikthimin e saj në Superligë, Dinamo tregoi se kërkon shumë në këtë sezon. Blutë fituan me Kastriotin dhe në ndeshjen e radhës do të përballen me Laçin.

Në Shqipëri luhet fort. Cilësia është pothuajse si në kampionatin malazez, por këtu luhet fort edhe në miqësore. Kundërshtarin e radhës nuk e njohim. Këto ditë do të shohim disa ndeshje në video. E rëndësishme që fituam ndeshjen e parë. Ishte ndeshje e vështirë nga ana psikologjike për ne”, tha futbollisti Aleksandar Sofranac.

Në “Elbasan Arena” pritet të ketë tifozë të Dinamos. Mbrojtësi malazez Aleksandar Sofranac pret mbështetjen e tyre.

Në këtë ligë të gjitha ndeshjet do të jenë të vështira. Nuk i kemi analizuar të gjithë kundërshtarët. Presim mbështetje maksimale nga tifozët dhe premtojmë se do të japim më të mirën tonë”.

Ndeshja Dinamo – Laçi do të hapë javën e dytë të kampionatit./tvklan.al