Shkëmbi: Janë luftarakë, duhet të shfrytëzojmë rastet

E rikthyer pas shumë vitesh në elitën e futbollit në vend, Dinamo po has në vështirësi. Blutë kanë patur luhatje në ndeshjet e fundit dhe kjo i ka zbritur deri në vendin ne 8 të renditjes. Këtë të diel do të përballen me Kastriotin e vendit të fundit.

“E shikoj një ndeshje të vështirë, të gjitha skuadrat nuk kanë disnivel. Nuk ka një skuadër që dominon për 90 minuta. Kastrioti armën kryesore ka luftën dhe këtë e dimë. Është një ndeshje që duhet të bëjmë mbi maksimumin dhe këto tre pikë do të na jepnin qetësi për vazhdimësinë. Duke marrë shkas nga ndeshja e fundit, rastet e pastra duhet t’i shënojmë dhe të jemi më të përqëndruar në fazën mbrojtëse”.

Kastrioti është skuadra që ka luftuar fort në të gjitha ndeshjet por këtë sezon po rrezikon shumë rënien nga kategoria.

Tv Klan