Vazhdon dinastia e Ronaldos te Portugalia. Djali i madh i Cristiano Ronaldos, Cristiano dos Santos ose i njohur si Cristiano Junior është ftuar për herë të parë nga Portugalia U-15.
Në listën e publikuar nga Federata Portugeze për një turne të rinjsh në Kroaci, ishte edhe emri i yllit luzitan.
Cristiano Junior, ashtu si babai i tij është pjesë e Al Nassr në Arabinë Saudite, ndërsa ka luajtur edhe me të rinjtë e Manchester United e Juventus.
Portugalia U-15 do të përballet me Japoninë, Greqinë dhe Anglinë në turneun në Kroaci, që do të mbahet nga 13 Maji deri më 18 Maj.
Cristiano Junior lindi në Qershor të vitit 2010, ndërsa Cristiano Ronaldo nuk zbuloi kurrë se kush është nëna e tij.
40-vjeçari festoi ftesën për të birin, duke shkruar në rrjetet sociale: Krenar për ty bir!
/tvklan.al