Si çdo vit vazhdon tradita e videoklipeve të urimit të Televizionit Klan për festat e fundvitit. Edhe sivjet kryefjala ishin fëmijët. Muzika çdo vit është një krijim i mirëfilltë artistik, i krijuar enkas për këtë urim.

Kompozuar nga Adrian Hila dhe me tekst nga Rozana Radi, kjo video na çon pas në vitet e arta 1920, në jubileun e tyre të 100.

Një tribut për atë epokë, videoklipi i realizuar nga regjisorja Edlira Baholli vjen me një frymë të re, ndryshe nga vitet e tjera.

Me producente artistike Monika Lubonjën, kjo traditë mesa duket ka gjithnjë shumë sukses dhe mirëpritet nga publiku./tvklan.al