Dinosaur dhe superheronj në Shtëpinë e Bardhë

Dinosaur dhe superheronj në Shtëpinë e Bardhë

16:30 29/10/2019

Melania dhe Donald Trump festojnë me të vegjlit Halloween-in

E dekoruar me kunguj të bardhë dhe portokalli, me ndricim të zbehtë dhe në sfond me nje muzikë thuajse funebre, Shtëpia e Bardhë ka pritur shpirtra të këqinj, superheronj dhe dinasaurë me rastin e halloween-it.

Të zotët e shtëpisë, Melania dhe Donald Trump kanë shpërndarë cokollata për të vegjelit, që kishin shteruar fantazinë për kostumet e tyre.

Në festimet morën pjesë, familjet ushtarake dhe fëmijet e shkollave lokale, ku nuk mungoi performanca e asamblit te forcave ajrore amerikane.

Nuk mund të mos binte në sy pamja e zonjes së parë, Melania , e cila këtë vit kishte zgjedhur të vishte një pardesy kamuflazh, me kepucë të zeza elegante.

Tv Klan




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi