Titanozauri me madhësi sa një fushë basketbolli

Një specie e re dinozauri është zbuluar nga shkencëtarët në Australi, si më e madhi i gjetur ndonjëherë në kontinent. Kooperenza Australotitane ose “titani jugor”, është ndër 15 dinozaurët më të mëdhenj të gjetur në të gjithë botën. Ekspertët thanë se titanozauri ka qenë i lartë deri në 6.5 m dhe 30 m i gjatë, ose sa një fushë basketbolli.

Skeleti i tij u zbulua për herë të parë në një fermë në jugperëndim të Queensland. Paleontologët kishin punuar gjatë dekadës së fundit për të identifikuar dinozaurin, duke krahasuar skanimet e kockave të saj me ato të sauropodëve të tjerë.

Sauropodët ishin dinozaurë që hanin bimë, të njohur për madhësinë e tyre. Ata kishin kokë të vogël, qafë shumë të gjatë, bisht të gjatë dhe këmbë të trasha. Këta dinozaurë endeshin në kontinent rreth 92-96 milionë vjet më parë. Ekipi zbuloi se Australotitan ishte i lidhur ngushtë me tre specie të tjera.

Klan News