Stilistja e famshme e markës Dior, Maria Grazia Chiuri ia kushtoi shfaqjen e saj të modës, Josephine Baker, të parës grua me ngjyrë që u shndërrua në ikonë të skenave dhe kinemave në vitet ’20.

Veshjet e shtëpisë së famshme të modës ishin krijuar pikërisht sipas modelit që fanko-amerikania përdorte në atë kohë në daljet publike. Modelet e Dior prezantuan një koleksion verbues me xhaketa të arta, kadife të grimcuar dhe veshje me rruaza që shkëlqenin në pasarelë.

Sfilata që u zhvillua në hapje të një ekspozite me këto veshje u vendos në një hapësirë ​​të përkohshme në Muzeun Rodin në Paris dhe do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 29 janar.

Tv Klan