Diplomacia perëndimore zbarkon në Shkup



Diplomacia perëndimore zbarkon në Shkup

17:00 14/09/2018

Referendumi i 30 Shtatorit për emrin e ri të Maqedonisë ka ngritur në këmbë diplomacinë perëndimore në mbështetje të marrëveshjes me Greqinë. Edhe Komisioneri Europian për Zgjerimin, Johannes Hahn njoftoi se do të vizitojë Shkupin të hënën.

Ndërsa në një intervistë për agjencinë e lajmeve MIA, ai e konsideroi referendumin si mundësinë e fundit që Maqedonia të përparojë në rrugën euro-atlantike.

“Nëse nuk shfrytëzohet ky rast jam shumë i sigurt se dera do të mbyllet me dekada, për të mos thënë përgjithmonë. Dhe kjo do të jetë e dëmshme për qytetarët e këtij vendi”.

Pro referendumit janë shprehur edhe shefja e Diplomacisë Europiane, Mogherini dhe ndihmës sekretari amerikan i shtetit Miçëll që vizituan Shkupin të enjten, ndërsa Ministri i Jashtëm, Ditmiru bëri thirrje shqiptarëve të Maqedonisë të mbështesin pa rezerva patin e Shkupit me Greqinë.

Nga ana tjetër, Athina përmes kryeministrit grek ka dhënë garanci se marrëveshja me Shkupin do të miratohet me shumicë absolute në parlamentin grek.

Tv Klan




Të ngjashme