Diplomati i lartë rus jep dorëheqjen: Nuk jam ndjerë kurrë kaq i turpëruar




Diplomati i lartë rus jep dorëheqjen: Nuk jam ndjerë kurrë kaq i turpëruar

19:39 23/05/2022

Këshilltari i Rusisë në OKB në Gjenevë ka dhënë dorëheqjen për shkak të luftimeve “të përgjakshme, të pamenduara dhe absolutisht të panevojshme” në Ukrainë, duke e bërë atë diplomatin më të lartë të vendit që ka dezertuar për shkak të luftës.

Në një letër dorëheqjeje, Boris Bondarev tha se kishte parë “kthesa të ndryshme” të politikës së jashtme të vendit të tij gjatë karrierës 20-vjeçare, “por kurrë nuk kam pasur aq turp për vendin tim sa më 24 shkurt, kur Rusia nisi sulmin e saj”.

Duke e quajtur “katastrofik” nivelin e “gënjeshtrave dhe jo profesionalizmit” në Ministrinë e Jashtme të Rusisë, ai tha se lufta e Vladimir Putin ishte “jo vetëm një krim kundër popullit ukrainas, por gjithashtu, ndoshta, krimi më i rëndë kundër popullit të Rusisë”.

Në mars, Anatoly Chubais u bë zyrtari më i shquar i Kremlinit që dha dorëheqjen për shkak të luftës. Chubais, i cili ishte i dërguari special i Putinit për marrëdhëniet me organizatat ndërkombëtare për zhvillimin e qëndrueshëm, jo vetëm që u largua nga posti i tij, por edhe Rusia./tvklan.al













Të ngjashme