Përplasje mes mazhorancës dhe opozitës në Maqedoninë e Veriut, paralajmërohet vetting per punonjësit diplomatë

Arrestimi i i një diplomati nga Maqedonia e Veriut, i implikuar në arratisjen e një biznesmeni armen, nga Jerevani për në Vjenë, apo skandali diplomatik, sic quhet në Maqedoninë e Veriut, ka shkaktuar reagime të shumta në opinion, por padyshim edhe akuza e kundërakuza mes pozitës edhe opozitës. Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovksi është distancuar nga ky rast.

Fletarresti është shpallur nga ana e Armenisë më 25 Shkurt 2020. Në atë moment unë kam qenë Kryeministër Teknik, kurse Ministër i Brendshëm ka qenë Naqe Çulev. Cfarë është bërë në atë kohë, nëse është njoftuar MPJ-ja ose jo, nuk kam informacione të detajuara”.

Nga ana tjetër, ish-Ministri i Jashtëm, Antonio Miloshoski, aktualisht deputet i VMRO-DPMNE-së, përmes një statusi në Facebook thotë se për funksionarin e arratisur armen është siguruar pasaportë diplomatike e Maqedonisë, me identitet të rremë, për të cilën janë paguar shuma të majme të parave.

Në pasaportën maqedonase është aplikuar fotografia e klientit të tyre, Lyova Sargasjan, ambasador armen, biznesmen dhe vëllai i ish-Presidentit të Armenisë, që u ka paguar një shumë të majme të parave që ta evakuojnë me avion privat deri në Vjenë”, shkruan Miloshoski në Facebook.

Pasi Ministria e Jashtme e konfirmoi këtë skandal, Shefi i diplomacisë, Bujar Osmani, paralajmëroi vetting të plotë për të gjithë diplomatët.

Kam ndërmarrë një sërë masash dhe vendimesh që nënkuptojnë vendimin për tërheqjen e mandatit në Vjenë, ngrirjen e marrëdhënies së punës deri në zbardhjen e rastit dhe vendosa që të bëhet një vetting i jashtëzakonshëm për të gjithë diplomatët në MPJ duke shfytëzuar mekanizmat e certifikatave të NATO-s, ato kombëtare dhe të gjithë mekanizmat tjera që të mos ndodhin gjëra të këtilla”.

Zv.shefi i Misionit të OSBE-së në Vjenë, Mile Milenkovski që kishte fletarrest ndërkombëtar për një vepër të kryer para tre viteve, është arrestuar në vendkalimin kufitar Serbi-Maqedoni e Veriut.

Ai ngarkohet se gjatë një udhëtimi privat, me ndihmën e një personi tjetër ka ndihmuar që të arratiset nga Armenia, vëllain e Presidentit të shkarkuar armen, për të cilin në Armeni janë zhvilluar procese për fshehje tatimesh dhe pasuri të jashtëligjshme. Avioni privat ka evakuar biznesmenin armen nga Jerevani në Vjenë, ku më pas i humbën gjurmët.

Klan Macedonia