Kushi: Vendi ka më shumë se kurrë nevojë për kontributin tuaj

Universiteti i Durrësit “Aleksandër Moisiu” ka diplomuar 1,700 studentë të nivelit Bachelor dhe Master në një ceremoni në zemër të qytetit. Gjatë aktivitetit Ministrja e Arsimit, Evis Kushi fokusin e kishte për krizën globale të energjisë, si dhe te nevoja që ka Shqipëria për kontributin e të rinjve.

“Pas diplomimit me sukses misioni juaj është akoma më i madh. Kjo krizë kërkon mobilizimin e të gjithëve, kërkon aftësi, ide, energji, talent për të gjetur zgjidhje. E kush mund ta bëjë më mirë këtë, ju që jeni të pajisur me njohuritë reja, keni freskinë, kreativitetin dhe gjithçka që duhet për t’i shërbyer vendit”, tha Evis Kushi, Ministre e Arsimit.

Ministrja Kushi më tej përgëzoi universitetin e Durrësit për ecurinë e mirë në procesin e ndërkombëtarizimit që i ndihmon studentët të kenë diploma më me vlerë, si dhe foli për programin e ri të doktoraturës, për programet e përshtatura me nevojat dhe dinamikat e tregut të punës.

Klan News