Diplomohen 402 oficerë të rinj policie

Diplomohen 402 oficerë të rinj policie

16:15 21/10/2019

Lleshaj: Kërkohet trimëri dhe profesonalizëm

402 oficerë të rinj të policisë kriminale iu bashkuan trupës së policisë së shtetit. Në ceremoninë e diplomimit, Ministri i brendshëm, Sandër Lleshaj kërkoi angazhimin e tyre maksimal në detyrë.

 “Të punosh në radhët e strukturave të sigurisë publike përveç profesionalizimit të lartë kërkohet edhe trimëri, kurajë, shpirt sakrifice, gatishmëri pa kushte dhe mbi të gjitha nder e moral i lartë. Sot ju keni filluar një karrierë profesionale, e cila si kudo në botën demokratike, nuk mund t’ju bëjë të pasur me para”.

36 studentë të ekselencës pas përfundimit të kursit 6 mujor përfituan gradën nënkomisiar, së bashku me 158 studentë të tjerë që përfunduan studimet 3-vjeçare në akademinë e sigurisë. Ndërsa 208 studentë të tjerë,  pas përfundimit të shkollës bazë të policisë kanë fituar gradën e inspektorit.

Tv Klan





Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi