Nëse keni marrë peshë gjatë periudhës së karantinës dhe mendoni se nuk keni kohë mjaftueshëm për t’i humbur dhe duhet të dilni në plazh, atëherë “hyn në lojë” një hile e vogël.

Ajo që ju duhet të keni parasysh nëse doni që t’i mbuloni disi ato kilogramë që keni marrë, sidomos tek pjesa e barkut, është zgjedhja e duhur e kostumit të plazhit.

Ju duhet të zgjidhni ato bikini të cilat kanë një prerje me bel të lartë, në mënyrë që të “kamufloni” ato kilogramët e bezdisshme tek barku e beli, ose trupore. /tvklan.al