Janë shumë të rrallë çiftet që nuk kanë debate dhe zënka gjatë një marrëdhënie. Edhe nëse keni pak kohë që njiheni do shikoni se gjatë rrugës do iu dalin “telashe”, pasi dihet që çdo marrëdhënie ka uljet dhe ngritjet e veta.

Por, çiftet e suksesshme kanë mësuar se si të menaxhojnë këtë probleme dhe ia kanë dalë që lidhja e tyre e dashurisë të jetë në rrugë të mbarë. Por, sipas trapistit të martesave Mitch Temple thotë se gjithmonë ka një mënyrë nëse i zgjidh me zgjuarsi problemet e vogla, të cilat janë të pashmangshme në marrëdhënie. Ka shumë nga ata që lexojnë libra, marrin këshilla nga miqtë apo shkojnë nëpër seminare, ose ndjekin logjikën e tyre. 

Një ndër arsyet e shpeshta të debateve është mungesa e komunikimit. Nëse në një çift ka mungesë të theksuar komunikimi duke i lënë gjërat të akumulohen vjen një moment që partneri shpërthen dhe të numëron të gjitha gjërat që deri dje nuk ka patur guxim të t’i thotë. Por, gjithmonë ka një zgjidhje nëse doni t’i zgjidhni problemet në çift.

Bëni një takim me njëri-tjetrin. Nëse jetoni bashkë, lërini telefonat mënjanë, nëse keni fëmijë vendosini në gjumë dhe më pas nisni bisedën.

Por, nëse nuk mund të flisni në shtëpi, sepse mendoni se biseda mund të çojë në ngritje zëri mund të shkoni në vende publike, si restorant apo lokal, pasi në këtë mënyrë do shmangnin ngritjen e zërit.

Vendosni disa rregulla. Respektojeni partnerin, prisni derisa ai të mbarojë të gjithë mendimin dhe përpiquni të largoni fraza si  “Ti gjithmonë …” ose “Ju kurrë ….”

Përdorni gjuhën e trupit për të treguar se jeni duke dëgjuar. Mos shikoni orën, ose të merreni me thonjtë tuaj, pasi ai do mendojnë se jeni e tensionuar ose nuk iu pëlqen biseda.

Jini të ndershëm në lidhje me gjendjen tuaj aktuale financiare.

Pranoni se një partner mund të jetë një mbrojtës duke i lejuar atij t’ju përkrahë, pasi kështu mashkulli do ndihet i vlerësuar.  

Ndërtoni një buxhet të përbashkët, në këtë mënyrë dhe mund të keni kursime. Vendosni se cili do të jetë personi përgjegjës për të paguar faturat mujore.

Lejoni që secili të këtë pavarësi. Kur vjen puna tek shoqëria, asnjëri prej jush nuk mund të heqë dorë nga miqtë.

Kërkoni falje, kur jeni të gabuar. Edhe nëse do e keni të vështirë, duhet të bëni një përpjekje nëse doni që marrëdhënia juaj të mos mbarojë për zënka të vogla.

Mos u përpiqni të kontrolloni sjelljen e tjetri./tvklan.al