Ishullorët që kanë dalë nga vila e dashurisë janë plot surpriza.  Salioni, një tjetër i eleminuar nga “Love Island Albania” duket se po e gjen dashurinë. Pa dashur të ndajë shumë detaje, ish-konkurrenti pranon në “Rudina” në Tv Klan se do dikë me të cilën gjërat më parë nuk kanë shkuar siç duhej.

Salion: Për momentin jam në një situatë që… edhe kam pasur diçka, por edhe s’e kisha.

Rudina Magjistari: I je rikthyer një historie më të hershme apo është një njohje e re?

Salion: Ishte diçka që s’ shkoi ashtu siç duhet.

Dasara Karaiskaj: Po të merret fryma ty! E dashke ti më duket!

Rudina Magjistari: Ti je në atë “it’s complicated” (është e ndërlikuar).

Salion: Po, e dua.

Dasara Karaiskaj: E do pra, e tha.

Salion: E dua.

Salioni, gjithashtu përkrahu mendimin e Sofielës, e cila pasi konfirmoi se i ka dhënë fund marrëdhënies me Eraton shtoi se do ta mbajë afër. “Ca njerëz është mirë mos t’i humbësh”, u shpreh ish-konkurrenti./tvklan.al