MorineFluksi i lartë i shtetasve të Kosovës për të hyrë në territorin shqiptarë duket se i ka gjetur pa përgatitur punonjësit e pikës kufitare të Kukësit. Megjithëse autoritetet policore thonë se kanë punuar me kapacitet të plotë, në Morinë, kosovarët kanë pritur me orë për të kaluar doganën.

Për orë të tëra në pritje të kalojnë doganën e Morinës drejt Shqipërisë. Edhe pse jo sezon, fluksi ka qenë më i lartë se në ditët më të ngarkuara. Radha e makinave u shtri dy kilometra në territorin e Kosovës.

Policia kufitare e Kukësit ka punuar me 6 sportele nga mëngjesi, por pa mundur të shmangë orët e gjata të qëndrimit në radhë të kosovarëve.

Një pjesë e tyre tentuan të kalojnë fundjavën në Shqipëri por pa mundur të mbërrijnë në destinacion.

Qeveritë e dy vendeve në marrëveshjet që nënshkruajnë për lehtësim të barrierave ndërkufitare duket se nuk i kanë bindur aspak shtetasit kosovarë.

TV KLAN