Shqipëria është e kërcënuar nga zjarret për shkak të temperaturave të larta që pritet të përfshijnë vendin ditët në vijim.

Qendra Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore ne buletine e saj ditor paralajmëron se  zonat më të rrezikuara janë sipërfaqet e pyllëzuara të Shkodrës, Dibrës, Korçës dhe Gjirokastrës. Në grafik këto zona janë shënuar me nivel të moderuar të rrezikut, krahasuar me zona të tjera ku niveli është i ulët.

Rreziku më i lartë paraqitet gjatë ditës së martë dhe në vazhdim. Sinoptikanët parashikojnë që në mesin e javës, gjatë të mërkurës dhe të enjtes, termometri do shënojë deri në 40 gradë, çka mund të favorizojë zjarret në shumë zona.

Vitin e shkuar vendi në vend u regjistruan rreth 900 vatra zjarri që shkrumbuan mbi 1200 hektar sipërfaqe me pyje dhe kullotë vetëm gjatë muajve të verës. Kostot nga zjarret gjatë 2017 i kaluan 1 milion Euro .

Situatë të rëndë për shkak të zjarreve që janë favorizuar nga temperaturat e larta, po përjetojnë disa vende të Europës, ku më të goditura kanë qenë vende si Greqia e Spanja.

Tv Klan