Shtatë persona janë vënë në pranga në Tiranë për vepra të ndryshme penale. I pari i arrestuar është një 21-vjeçar, të cilit iu gjet drogë me vete.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. M., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2 gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë”, njoftoi policia.

Në pranga ranë edhe 2 hajdutë.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve M. Sh., 35 vjeç dhe K. Xh., 43 vjeç, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim”.

Po ashtu, policia ka bërë të mundur arrestimin e një 61-vjeçari i cili ishte shpallur në kërkim.

“Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. M., 61 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qendrimit””.

Ndërkohë një 51-vjeçar u arrestua pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, si dhe ka dëmtuar pajisjet elektroshtëpiake në banesë.

Të arrestuar pati edhe në radhët e policisë rrugore. Një 38-vjeçar dhe një 49-vjeçar u kapën duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur./tvklan.al