Disa njerëz janë plagosur pasi një njeri i armatosur hapi zjarr në kampusin e një universiteti në Heidelberg, Gjermani. Autori, i cili ndërroi jetë, lëndoi një grup personash në një sallë leksioni.

Policia dhe ekipi i ndihmës ndodhen në vendngjarje e ndërkohë ka nisur edhe një operacion i madh nga autoritetet. Në njoftimin e parë nga policia thuhet:

Ngjarje e shkallës së lartë. Plagosje të shumta. Polici dhe punonjësit ndihmës me forca të shumta në zonë. Do ju përditësojmë sapo të zbardhen detaje të tjera”.

Në njoftimin e radhës, u bë e ditur se sulmuesi kishte vdekur pasi kishte qëlluar mbi të pranishmit me një armë zjarri./tvklan.al