Disa të shoqëruar për vrasjen e Bujar Çelës



Disa të shoqëruar për vrasjen e Bujar Çelës

09:02 18/09/2020

Policia kontrolle në qytetin e Elbasanit

Policia e Elbasanit shoqëroi dhjetëra persona pasditen e djeshme në komisariatin e këtij qyteti me qëllim zbardhjen e vrasjes së Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës.

Mësohet se në ndihmë në policisë lokale kanë shkuar edhe Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë nga Tirana.

Në Policinë e Elbasanit kanë qenë mbrëmë edhe drejtues të lartë të uniformave blu. Nuk raportohet për persona të ndaluar pas marrjes së dëshmive.

Persona me maska qëlluan rreth 20 plumba ndaj Bujar Çelës. Policia dyshon se vrasja ka lidhje me ngjarjet e mëparshme ku është i përfshirë i vëllai.

Talo Çela është në kërkim për grabitjen e Rinasit dhe vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës.

Tv Klan






Të ngjashme