Disa persona u shoqëruan në komisariat nga Policia e Vlorës për atentatin që ndodhi në fshatin Poro të Vlorës, ku mbeti i vrarë Sotiraq Mëhilli dhe u plagos rëndë Eno Mata. Ky i fundit dyshohet si shënjestra e atentatit. Personat e shoqëruar pasi u morën në pyetje janë lënë të lirë.

I vështirë mbetet edhe identifikimi i autorëve apo lëvizja e tyre pas ekzekutimit, pasi vendi ku u bë atentati është pa kamera sigurie.

Eno Mata jeton në fshatin Poro prej dy vitesh që pas rikthimit nga shteti fqinj, pavarësisht se familjarët e tij ndodhen ende në Greqi. Ai njihej edhe me emrin Aleksandër Mata dhe është akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e avokatit grek në vitin 2017.

Tv Klan