Disa persona raportohet të kenë humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri në një parukeri në Uppsala të Suedisë.

Policia tha se morën telefonata nga qytetarë të ndryshëm që raportuan për të shtëna të forta, njësoj si të ato të armëve të zjarrit në sheshin Vaksala, në qendër të qytetit.

Të shtënat ndodhën në prag të festivalit të pranverës, ku në qytet shkojnë turma të mëdha njerëzish. Sipas policisë, disa persona u gjetën të lënduar me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

BBC raporton se policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet./tvklan.al