Disa truke të thjeshta për një lëkurë rrezatuese


Disa truke të thjeshta për një lëkurë rrezatuese

21:39 25/08/2020

Disa gabime në mënyrën si bëni makeup-in mund të bëjnë që të dukeni më të vjetër në moshë. Gjithçka ka të bëjë me zgjedhjen e teknikave të duhura dhe përdorimin e disa produkteve thelbësore.

Disa truke të thjeshta do t’iu ndihmojnë të arrini një lëkurë rrezatuese dhe të shëndetshme brenda disa minutave.

Është e rëndësishme të kujdeseni për lëkurën tuaj përpara se të filloni me make-up. Përdorni një krem hidratues të mirë dhe aplikojeni të paktën 10 minuta para se të filloni të vendosni bazën.

Kur bëhet fjalë për përdorimin e fondacionit, mos vendosni shumë prej tij. Mund të nxjerrë në pah linjat dhe rrudhat. Përdorni një produkt që bën të mundur një mbulim të plotë dhe të pastër të fytyrës.

Vetullat mund t’i bëjnë të gjitha ndryshimet kur bëhet fjalë për make-up. Mbushni zonat e pakta me një laps të kuqërremtë me ngjyrë kafe të errët ose gri.

Hijet me shkëlqim të syve nuk funksionojnë mirë në lëkurë, pasi bëjnë të mundur krijimin ose evidentimin e rrudhave në fytyrë.

Evitoni produkte me shkëlqim në zonat rreth buzëve dhe syve, pasi çdo produkt make-up me shkëlqim mund të nxjerrë në pah shenjat e plakjes. /tvklan.al





Të ngjashme