Problematike në Mirditë, Lezhë, Kukës e Dropull

15 vatra zjarri janë aktive në të gjithë territorin e vendit, por pa rrezikshmëri për njerëz dhe banesa. Mbeten aktive flaket në fshatin Patalej në Lezhë, qe kane kaluar në anën tjetër të rrugës kryesore për shkak të erës.

Sakaq, zjarri në fshatin Thirrë, në Mirditë është riaktivizuar, duke djegur një sipërfaqe rreth 150 hektarë dhe djegur 90 hektarë me ahe, pishë, barishte dhe dushqe. Në ndihmë për shuarjen e zjarrit kanë shkuar 50 forca ushtarake dhe 2 mjete zjarrfikëse nga Forcat e Armatosura.

Në “Majën e Rrunës”, në  Kukës, zjarri vijon të jetë aktiv, por pa rrezikshmëri. Ditën e sotme ka filluar përsëri operacioni nga ajri dhe toka, duke mundësuar vënien nën kontroll të situatës.

Sipas Kreut te Emergjencave Civile, Haki Çako mbetet ende rreziku për kurorën e qytetit të Pukës, me gjithë angazhimin e forcave ushtarake.

Nga toka po punojnë 25 forca të armatosura dhe 35 forca të tjera zjarrfikëse, shërbimi pyjor dhe të njësisë administrative. Nga ajri kanë punuar dy helikopterët holandezë.

Një vatër zjarri është aktivizuar edhe në një sipërfaqe pyjore me shkurre dhe pisha në fshatin Mbreshtan, në Kolonjë. Situata është në ndjekje edhe pse zjarri është shumë larg nga zona e banuar dhe nuk paraqet rrezikshmëri.

Dy vatra aktive zjarri në fshatin Radat  të Dropull vijojnë të jenë edhe sot, në një sipërfaqe pyjore me dushqe dhe shkurre. Situata mund të rrezikojë banesat, njofton ministria e mbrojtjes.

Tv Klan