Një tërmet i fuqishëm drodhi ndërtesat dhe shkaktoi panik në Meksikë të martën. Nga lëkundjet e tokës të paktën pesë persona humbën jetën ndërsa me dhjetëra të tjerë janë lënduar.

Shumica prej tyre ishin duke punuar nga shtëpia në kryeqytetin Mexico City, që është nën karantinë për shkak të koronavirusit. BBC shkruan se sistemet e alarmit të qeverisë punuan mirë dhe shumica e banorëve patën mundësi të linin shtëpitë e tyre.

Epiqendra e tërmetit ishte në shtetin jugperëndimor të Oaxaca me një magnitudë 7.4 ballë. Prandaj edhe të gjitha humbjet e jetës u raportuan nga shtetet në brigjet e oqeanit Paqësor. Rreth 200 shtëpi në zonën turistike të La Crucecita u dëmtuan rëndë të martën.

“Humbëm gjithçka për një moment”, tha Vicente Romero, pronar i një dyqani të vogël.

Kjo ishte djersa jonë për gjithë jetën”, tregoi ai.

Punonjësit e kërkim shpëtimit nuk kanë qenë ende të gjendje të shkojnë në të gjitha fshatrat e izoluara që janë prekur nga dridhjet e tokës. Kjo ka rritur shqetësimin se ka më shumë persona janë lënduar.

Gjashtë orë pas tërmetit, në Meksikë u regjistruan më shumë se 400 pasgoditje, ku më të fortat kishin një magnitudë 4.6.

Tre vite më parë Meksika do të lëkundjes nga një tërmet që do të mbahet mend gjatë nga banorët. Qindra persona humbën jetën dhe me mijëra ngelën pa shtëpi në Mexico City./tvklan.al