Disa zona në Tiranë do të jenë pa energji elektrike për tre ditë



Disa zona në Tiranë do të jenë pa energji elektrike për tre ditë

17:28 25/10/2021

Në tre ditët në vijim do të ketë mungesë energjie në disa zona në Tiranë. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, njofton se në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datat 26, 27 dhe 28 Tetor gjatë intervalit kohor 09:00-13:00 do të kryhen punime në disa fidera të NST Uzina Dinamo.

Për shkak të këtyre punimeve do të ketë ndërprerje të energjisë në këto zona në Tiranë:

Në datën 26 Tetor nuk do të ketë energji zona e shinave të trenit, zona pas Spitalit Ushtarak, zona pranë ish-parkut të Autobusëve dhe rruga “Don Bosko”.

Në 27 Tetor do ketë ndërprerje në zonën pranë shinave të trenit, rruga “Vangjel Noti”. Ndërsa në 28 Tetor energjia do të mungojë në Paskuqan, Bathore, lagjet 2, 3, 5, Paskuqan 2, Babrru, zona e Kodrës së Kuqe dhe rruga “Jordan Misja”./tvklan.al








Të ngjashme