OSHEE: Po punohet për riparimin sa më të shpejtë të defektit

Disa zona në kryeqytet janë aktualisht pa energji elektrike. Bëhet fjalë për zonat si rruga e Kavajës, rruga Irfan Tomini, si dhe ish-Parku i Autobusëve.

Në një njoftim për mediat, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike thotë se shkak është bërë avaria e shkaktuar prej ngarkesës në rrjet në dy fiderat që furnizojnë me energji elektrike këto zona.  

OSHEE thotë se brigadat ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin sa më të shpejtë të defektit./tvklan.al