Si pasojë e një avarie në Sistemin e Transmetimit të OST, në orën 09:15 të mëngjesit të kësaj të enjteje është ndërprerë furnizimi i nënstacioneve të OSSH në rajonin Durrës dhe atë jugperëndimor.

Në një njoftim për mediat, OSHEE sqaron se për pasojë kanë mbetur pa energji rajonet që furnizohen nga këto nënstacione, si Durrësi, Fieri, Vlorë, Gjirokastër, Sarandë, Përmet, Kavajë dhe Lushnje.

Aktualisht janë duke u kryer veprime operative për rikthimin e furnizimit nga rrjeti i OST të nënstacioneve në këto zona.

OSHEE njofton gjithashtu se po gjatë ditës së sotme në orën 09:22 u stakua L 220-7 Elbasan 1-Fier nga veprimi i Mbrojtjes Distancionale, Faza A me Token. Për pasojë mbetën pa energji Nst/Rrashbull, Nst Fier, Nst Babicë dhe Nst/ TEC Vlora.
 
Aktualisht në terren janë angazhuar Brigada e Tiranës, Brigada e Fierit, Brigada Kuçovë, Brigada Elbasan dhe Njësia e Mirëmbajtjes së Transmetimit, për zgjidhjen sa më të shpejtë të problematikës./tvklan.al