Disfata e Sporting me Skënderbeun, mediat portugeze: Turp dhe katastrofë

Disfata e Sporting me Skënderbeun, mediat portugeze: Turp dhe katastrofë

14:33 06/11/2015 jashanica

Turp dhe një siklet kombëtar, apo deri katastrofë e quajnë mediat portugeze humbjen 3 – 0 të Sporting në përballjen me Skënderbeun.

Plani i Jorge Jesus nuk funksionoi në Elbasan dhe lojtarët e rinj nuk dhanë atë që pritej edhe pse një pjesë e lojtarëve që ishin në fushë në takimin e kthimit, u aktivizuan edhe në Lisbonë.

Një humbje kjo që zgjat ecurinë pa fitore jashtë fushe në kupat e Europës për Sporting. Portugezët nuk gjejnë paqe me disfatën në Shqipëri, e para për një ekip portugez.

Sporting Lison dështoi edhe 30 vite më parë, kur barazoi pa gola me Dinamon në Kupën UEFA.

Ky rezultat, pranojnë mediat portugeze, e vështirësojnë rrugën e Sporting drejt fazës tjetër, kur kanë mbetur edhe 2 ndeshje për t'u zhviluar me kundërshtarë më të fortë se Skënderbeu.

Tv Klan
Të ngjashme
UKT