Grisja e kartonit të kuq të gjyqtarit Enea Jorgji në ndeshjen e Kukësi-Skëndërbeu i kushtoi Hamdi Salihit 10 ndeshje përjashtim.

Komisioni i Disiplinës i mbledhur për të analizuar incidentet në sfidën e javës së kaluar ndëshkoi ashpër reagimin e sulmuesit kryesor të korçarëve, ndonëse Jorgji nuk e penalizoi Salihin për gjestin dhe as për daljen nga fusha e lojës.

Disiplina përjashtoi me 8 ndeshje edhe Tefik Osmanin. Ai kundërshtoi vendimet e gjyqtarit Enea Jorgji, duke patur edhe përplasje me të.

Mbrojtësi i korçarëve pas këtij reagimi u largua nga loja me karton të kuq. Përveç Osmanit edhe Mici la fushën me karton të kur dhe Skënderbeu e mbylli takimin me Kukësin me 9 lojtarë, ndërsa klubi korçar shprehu hapur kundërshtimin për gjykimin.

Komisioni i Disiplinës nuk do të lejojë për 18 muaj zyrtarin e Skënderbeut, Gerhard Takaj të qëndrojë në stol apo në dhomat e zhveshjes. Gjoba pati për të dy klubet për sjelljen e tifozëve.

Tv Klan