Tunel dezinfektues dhe rrathë distancimi për qytetarët

Ndryshe nga dy ditë më parë, kur tregu i Kombinatit ishte një xhungël me qytetarë që nuk respektonin distancën fizike dhe turreshin për të blerë ushqime, këtë të hënë situata është ndryshe.

Perimetri përreth tregut të Kombinatit është rrethuar me ndarëse metalike për të penguar hyrjen e qytetarëve. Në hyrje të tregut është vendosur një tunel dezinfektues. Qytetarët fillimisht duhet të jenë të pajisur me doreza dhe maskë dhe më pas të futen në treg.

Rrathët e verdhe tregojnë distancën që qytetarët duhet të mbajnë nga njëri-tjetri. Forca të Policisë Bashkiake,të rendit si dhe ato të ushtrisë janë të pozicionuara gjatë 24 orëve. Tregu i Kombinatit ishte kthyer në një rrezik potencial për përhapjen e Covid-19.

Ndryshe nga supermarketet, bankat dhe posta, në dyqanet e fruta perimeve qytetarët nuk i respektojnë rregullat e përcaktuara.

Tv Klan