Me anë të një postimi në rrjete sociale, Kryeministri Edi Rama ka komentuar diskutimin e Reformës në Drejtësi në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë, në Parlamentin Europian.

“Komiteti i Marrëdhënieve me Jashtë i Parlamentit Europian diskuton Reformën në Drejtësi! Të gjitha kambanat bien për Partinë Demokratike…”,

shkruajti Kryeministri në postimin e tij.

Ndërsa në një tjetër postim, Kryeministri njoftoi se, në 12:30 do të dalë në konferencë për shtyp, për negociatat mes ekspertëve, për reformën në drejtësi dhe hapave të mëtejshme.

“Në 12.30 mbi përfundimin e odisesë së negociatave të ekspertëve tanë e të huaj me PD dhe hapat e mëtejshëm drejt 21 Korrikut”,

shkruajti Rama/tvklan.al