EDIANI FOTO 2Një përfaqësi e qeverive të Shqipërisë e Maqedonisë të përbërë nga 5 ministra kanë pranuar në një konferencë për shtyp se në fakt ka një projekt ide për ndërtimin e një hidrocentrali në parkun kombëtar të Mavrovos në Maqedonisë për të cilën ata kanë qënë në dijeni e cila po studiohet dhe do të kthehet në një projekt të mirfilltë në fund të muajit qershor. Por të gjithë njëzëri kanë konfirmuar se ky projekt nuk mund të marrë jetë nëse nuk do të jepet pëlqimi i të gjitha palëve të interesuara. Me kërkesë të kryeministrit Rama dy ministra të Maqedonisë kanë qënë të pranishëm në Tiranë për të dhënë shpjegime mbi këtë çështje.

Ministri Shqiptar i mjedisit Leftër Koka ka shpjeguar edhe qëndrimin e grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim e cila pak ditë më parë kërkoi interpelancë nga ministri i jashtëm Bushati mbi çështjen.

Ministrat kanë siguruar se Shqipëria dhe Maqedonia si dy shtete që aspirojnë aderimin në bashkimin europian do të respektojnë të gjithë konventat, marrëveshjet dhe praktikat ndërkombëtare për menaxhnimin e ujërave ndërkufitarë.