Sejko: Emigrimi i forcës së punës së kualifikuar është shqetësues

Fenomeni i emigrimit dhe largimit të forcës së kualifikuar të punës shihet me shqetësim nga Banka e Shqipërisë.

Gjatë konferencës së nivelit të lartë me drejtues të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, me temë “Demografi, punësimi dhe rritja ekonomike”, e mbajtur në Kroaci, kreu i Bankës Qendrore, Gent Sejko tha se ky fenomen po vërehet si shqetësues edhe në ekonomi.

Ai zbuloi se institucionet shqiptare janë angazhuar në programe për të rritur produktivitetin e punës dhe të ngadalësojnë emigrimin e forcës së kualifikuar.

Guvernatori Sejko tha se një fokus i theksuar në reforma duhet edhe në sektorin e arsimit.

Tv Klan