Shumë vajza duan të duken si një princeshë në ditën e dasmës së tyre dhe tani vërtet munden ta realizojnë këtë gjë sepse Disney ka hedhur në treg koleksionin e ri të fustaneve të nusërisë.

Ku koleksion përfshin 16 modele të fustaneve të frymëzuar nga princeshat e përrallave dhe vijnë në një larmi formash dhe pëlhurash.

I gjithë koleksioni do prezantohet në “Javën e Modës së Nuseve”, në New York, në muajin Prill.

Deri tani janë zbuluar disa skica të tre fustaneve, që lidhen me princeshat Bella, Ariel dhe Tiana.

Një nga dizenjuesit, Kelly Crum tha: Ekipi ynë i projektimit ka punuar pa u lodhur me secilin prej këtyre fustaneve, që ata të jenë fantastikë. Secila veshje përmban detaje të ndërlikuara, të frymëzuara posaçërisht nga personazhet e njohura dhe mjaft të dashura të përrallave. Ne jemi të nderuar që punuam me Disney për këtë koleksion./tvklan.al