Distria Krasniqi vijon të shkëlqejë në arenën ndërkombëtare.
Ajo u konfirmua Kampione e Europës në eventin për të rritur që po zhvillohet në Podgoricë. Distria u rendit e para në kategorinë deri 52 kg, ku nuk kishte rivale.
Kampionia olimpike në fuqi qëndroi pushim në turin e parë dhe konkurroi në 1/8 kundër serbes Nikoliç, të cilën e mposhti për 25 sekonda. Në çerekfinale, ajo mposhti me Ippon, holandezen Van Krevel, teksa në gjysmëfinale kaloi rivalen nga Spanja. Distria shkëlqeu edhe në finale ku mposhti kampionen e botës për vitin 2024, Odette Giuffrida nga Italia, duke marrë medaljen e artë europiane për Kosovën.
Tv Klan