Distria Krasniqi arriti një tjetër sukses në arenën ndërkombëtare.

Ajo u shpall kampione e Europës në eventin për të rritur që po zhvillohet në Podgoricë.

Distria u rendit e para në kategorinë deri në 52 kg.

Kampionia olimpike në fuqi qëndroi pushim në turin e parë dhe konkurroi në 1/8 kundër rivales serbe Nikoliç, të cilën e mposhti për 25 sekonda.

Në çerekfinale, ajo mundi holandezen Van Krevel, ndërsa në gjysmëfinale rivalen nga Spanja.

Në finale, Distria Krasniqi mposhti kampionen e botës për vitin 2024, italianen Odete Xhiufrida, duke fituar titullin e tretë në Europë.

Klan News