Raporti i OBSH: 2.5 mld njerëz mund të kenë probleme me dëgjimin brenda 2025-ës

Rreth 2.5 mld njerëz mund të kenë probleme me dëgjimin brenda vitit 2050. Ndër këta rreth 700 mln do të kenë nevojë për kurim dhe riabilitim. Kjo është këmbana e alarmit nga raporti i OBSH me rastin 3 Marsit, Ditës Botërore të Dëgjimit.

Humbja kësaj shqise në jetën e njeriut mund të ketë pasojë shumë të rëndë, pasi ndikon drejtpërdrejt në komunikim, studim, punë, marrëdhëniet personale por edhe mbi shëndetin mendor.

Sipas kreut të OBSH, tek fëmijët, në 60% të rasteve kjo problematike mund të parandalohet para së gjithash përmes vaksinimit ndaj menignjitit, rozolisë. Por gjithashtu kujdes dhe kontroll duhet gjithnjë edhe për veshin e mesëm.

Disa ndër shkaqet që ndikojnë në përkeqësimin apo humbje e dëgjimit janë mbi të gjitha ndotja akustike, higjena, dhe të mos ekzagjerohet me volumin e kufjeve, të cilat vitet e fundit përdoren gjithnjë e më shumë.

Gjithashtu OBSH në raport vëren se në pjesën më të madhe të vendeve, kujdesi ndaj dëgjimit nuk është i integruar në sisitemet shëndetësore kombëtare, dhe në vendet e varfra, në 78% të rasteve numërohet një mjek otorino për 1 mln banorë.

Klan News