“Prindërit të regjistrojnë fëmijët në kurse sportive“
Në Ditën Botërore të Diabetit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u bëri thirrje qytetarëve që të ndërgjegjësohen dhe të kryejnë kontrollet mjekësore për të parandaluar në kohë zhvillimin e sëmundjes dhe pasojave të saj.
Sipas tij, kjo është një ditë e rëndësishme për t’u kujtuar dhe ndërgjegjësuar per kujdesin ndaj vetes.
“A mësojmë ndonjëherë nga gjërat që ndodhin? Kur ishte koha e pandemisë, të gjithë thamë se do të merremi me sport, do bëjmë check-up, do të jemi më të kujdesshëm. Sapo mbaroi pandemia, vazhduam rutinën tonë. Por, ne kemi nevojë të kujtohemi dhe të veprojmë”.
Ai theksoi se një nga mënyrat më të mira për të parandaluar në të ardhmen sëmundjet, përfshi këtu edhe diabetin është angazhimi i fëmijët e në aktivitete sportive.
“Ftesa ime për prinderit është që të regjistrojnë fëmijët në kurse sportive, angazhojini me aktivitetet fizik, me sport. Në një qytet si i yni, që ndoshta nuk është qyteti perfekt, ka mjaftueshëm hapësira për të shëtitur, për t’u angazhuar në sport, ka mjaftueshëm hapësira pedonale, parqe dhe shtigje, apo korsi biçiletash. Na ka dhënë Zoti këtë kohë pranverore edhe në mes të nëntorit. Nuk kemi asnjë justifikim”.
Nëntori është muaji i ndërgjegjësimit për kontrollin e diabetit dhe komplikacioneve që vijnë prej tij.
Tv Klan