Dita Botërore e Menopauzës, një guidë për të përballuar simptomat



Dita Botërore e Menopauzës, një guidë për të përballuar simptomat

11:54 18/10/2021

Sot është Dita Botërore e Menopauzës, e cila i kushtohet ndërgjegjësimit ndaj opsioneve në dispozicion për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien.

Simptomat e menopauzës (ndalimi total i ciklit menstrual) dhe perimenopauzës (çrregullimet e ciklit përpara se trupi te arrije menopauzën) mund të përcjellin ndjesi shumë negative.

Një nga shenjat e para janë afshet e nxehta dhe djersitjet gjatë natës, të cilat nuk zhduken me kalimin e kohës. Ato janë më të zakonshme rreth të 50-ave, që është edhe mosha më e zakonshme për të kaluar në menopauzë dhe më pas ndalojnë, por 5% e grave i përjetojnë për të gjithë jetën. Për t’i kaluar disi më lehtë, përpiquni të mbani sa më të ulët temperaturën e trupit dhe të mos acaroheni apo stresoheni.

Ushtrime, kompresa të ftohta në kyçet e duarve, parakrahë apo pjesën e pasme të gjurit janë një tjetër zgjidhje. Uji i ftohtë duhet të bëhet pjesë e ditës dhe të evitohen pijet me kafeinë dhe alkooli.

Në rast se asgjë nuk funksionon, lini një takim me mjekun gjinekolog, i cili mund t’iu rekomandojë medikamentet e duhura që përmirëson simptomat e afsheve, djersitjeve, energjisë së ulët, humorit, kujtesës, përqendrimit dhe gjumit./tvklan.al








Të ngjashme