Mbetjet e hedhura në rrugën që të çon drejt qytetit historik të Krujës kanë tërhequr edhe vëmendjen e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, i cili e quajti të pafalshme një situatë të tillë. Sipas Klosit beteja nuk është më me statistikat, por me  turistët dhe paratë që ata shpenzojnë në Shqipëri.

“Ka ardhur koha që në turizmin mos ta shikojmë vetëm në fushën e promovimit, por sesi turizmi të jetë një vlerën e rëndësishme e ekonomisë shqiptarë. Në asnjë shtëpi nuk gjen asnjë papastri sa gjen nga rruga për të ardhur nga Fushë- Kruja në Krujë”.

Nga Kruja, në kuadër të Ditës Botërore të Turizmit, Klosi tha se  viti i Skënderbeut do të shërbejë për të rritur dimensionin e turizmit historik.

Tv Klan