Ndërsa bota shënon Ditën Botërore të Ujit, Greenpeace ka paralajmëruar se ngjarjet ekstreme të motit po bëhen më të shpeshta për shkak të ndryshimeve klimatike. Las Niñas në Gran Canaria, rezervuari i dytë më i madh i ishullit po përballet me një thatësirë të madhe. Ndryshe nga Spanja, Ishujt Kanarie kanë një klimë të veçantë. Greenpeace ka bërë të ditur se kriza e ujit në Spanjë mbetet një çështje urgjente pavarësisht reshjeve të fundit.

Zëdhënësi i fushatës për ujë të Greenpeace, Julio Barea, tha se shirat e dendur ofrojnë vetëm lehtësim të përkohshëm.

 “Proceset ekstreme, do të ndodhin më shpesh. Thatësirat gjithashtu do të jenë më të gjata dhe më intensive, kështu që duhet të përgatitemi. Kur duhet të përgatitemi? Pikërisht tani, kur kemi më shumë rezerva, tani që kemi ujë, duhet të përgatitemi për thatësirat që do të vijnë”.

Ndërkohë, reshjet intensive në Spanjën kontinentale kanë shkaktuar përmbytje në qytete si Cartama. Ekspertët kërkojnë të bëhet një menaxhim i qëndrueshëm i ujit.

“Ka edhe një aspekt negativ. Cili është aspekti negativ? Meqenëse janë kaq intensive dhe kaq afatgjatë, ajo që po ndodh në shumë vende janë përmbytjet,  në qytete, madje janë regjistruar edhe humbje jete”.

Dita Botërore e Ujit shënohet çdo vit që nga 1993, pasi është përcaktuar në rezolutën e Kombeve të Bashkuara. Në këtë ditë theksohet rëndësia e ujërave dhe menaxhimi sa më efikas i tij nga shtetet.

Klan News