Është zhvilluar seminari me rastin e Ditës Botërore të Varfërisë ku tema ka qënë  “Shqipëria një vend i pasur me njerëz të varfër”. Për ata që jetojnë mbi kufirin e varfërisë, jeta për ta në fshat apo në qytet ka ndryshuar. Varfëria shikohet në rritjen e papunësisë dhe endja e njerëzve nëpër rrugë. Protestat në Shqipëri mund të bëhen për çdo temë por jo për varfërinë dhe rritjen e çmimeve që po rëndojnë çdo familje. Arlinda Imeraj specialiste për politikat sociale shprehet:

“Studimi i varfërisë sot në Shqipëri i referohet vetëm një treguesi, numrit të familjeve në ndihmë ekonomike dhe fondeve të shpenzuara për ndihmë ekonomike.  Dëshiroj të nënvizoj që ky tregues nuk shpreh nivelin e varfërisë  nuk është real dhe nuk është i mjaftueshëm.”

Gjthashtu dhe emigracioni në Shqipëri, tregon varfërinë dhe pakënaqesinë e popullit.

Pamje nga seminari , Tiranë./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti