Ora 20:07 – Policia e Tiranës: Plagoset një polic nga kapsolla

Rreth orës 19:30, tek Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, si pasojë e gurëve dhe kapsollave të hedhura në drejtim të punonjsve të policisë nga turma e protestuesve është dëmtuar në pjesën e syrit nga një kapsollë një Specialist për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr.1, i cili u transportua menjeherë për ndihmë mjeksore për në spitalin “Nënë Tereza”.

Ora 20:00 – Ana tjetër e protestës, të rinjtë përqafojnë policët

Ora 19:50 – Shpërndahen protestuesit, policia nis verifikimet dhe shoqërimet.

Ora 19:35 Gazetari Ermal Vija: Strategjia e policisë për të shpërndarë turmën e protestuesve

U bllokua në hyrjen e pallatit, momenti kur policia kap një prej protestuesve

Ky është momenti kur forcat policore kanë ndaluar për ta shoqëruar në komisariat një prej protestuesve.

Sikurse shihet nga këto pamje të dërguara nga qytetarët në tvklan.al, i riu është bllokuar në një nga hyrjet e palleteve në rrugën “Myslym Shyri”.

Ky moment ka ndodhur vetëm pak minuta pasi Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë hodhën gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e protestuesve.

I ndaluari do të shoqërohet në komisariat për t’u marrë në pyetje.

Ora 18:50 – Policia hedh gaz lotsjellës ndaj protestuesve në rrugën Myslym Shyri. Forcat policore shoqërojnë disa persona.

18:30 – Protestuesit kanë dalë sërish në rrugë në ditën e katërt të protestave pas vrasjes së Klodian Rashës nga një efektiv i forcave “Shqiponja” në orët e para të mëngjesit të 8 Dhjetorit.

Turma e protestuesve u mblodh fillimisht në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara Kryeministrisë dhe më pas u drejtuan drejt Ministrisë së Brendshme e prej andej kaluan në rrugën “Myslym Shyri” me destinacion Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Ata u bëjnë thirrje punonjësve të policisë “hiqni kapelet”. Ndërkohë, forca të shumta policore ndodhen në terren duke qëndruar në gatishmëri.

/tvklan.al