Protesta e së dielës, 4 në pranga, 46 procedim në gjendje të lirë



Protesta e së dielës, 4 në pranga, 46 procedim në gjendje të lirë

09:12 14/12/2020

Policia: Nuk do të lejojmë me tubime të paligjshme

Pas protestës së një dite me parë, policia e Tiranës ka vënë në pranga 4 persona, ndërsa ka proceduar në gjendje të lirë 46 të tjerë. Sipas policisë, si pasojë e goditjes me gurë edhe lëndë piroteknike, është dëmtuar një punonjës policie.

Përmes një njoftimi për mediat, Policia e shtetit bën me dije se, nuk do të lejojë më grumbullimet dhe zhvillimin e protestave. Në njoftim thuhet se, policia do të kërkojë zbatimin e Aktit Normativ që ka vënë në fuqi masat kufizuese për shkak të pandemisë së COVID-19.

Ajo shprehet se e ka mirëkuptuar revoltën e ditëve të fundit të qytetarëve për vrasjen e të riut, por çështja tashmë ka kaluar në gjykim dhe nuk do të tolerojë më asnjë grumbullim që bie ndesh me kornizën aktuale të masave shtrënguese. 42 arrestuarit e ditëve të fundit pritet të njihen me masën e sigurisë në gjykatën e Tiranës.

Për shkak të numrit të lartë të të arrestuarve seanca nuk ka përfunduar ende. Të arrestuarit akuzohen për disa vepra penale, nga Organizim dhe pjesëmarrje ne grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë , deri tek “Shkatërrimi i pronës ” dhe prishja e rendit dhe qetësisë publike. Gjykata e Durrësit ka liruar 7 protestues, duke caktuar ndaj tyre masën e sigurisë detyrim paraqitje.

Tv Klan







Të ngjashme