35 objekte me strukturë betoni dhe metalike janë shembur në gjashtë ditët e para të operacionit “Bregdeti Ynë” në Ksamil, Sarandë e Velipojë. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, thotë se ky operacion është vetëm fillimi i fundit të marrëzisë për të ndërtuar pa leje”.

Sipas një njoftimi për mediat, ministri i brendshëm deklaron se në 10 raste kanë qenë vetë ndërtuesit që i kanë shembur objektet pa leje si dhe i kanë hequr vetë inertet.

Prej ditës së hënë kur nisi dhe operacioni, policia ka arrestuar 5 persona, ka shpallur 1 në kërkim dhe disa të tjerë i ka proceduar penalisht.

Inspektorati kombëtar i mbrojtjes së territorit dhe Policia e Shtetit do ta shtrijnë këtë operacion edhe në zona të tjera për të shembur objekte që kanë zënë bregdetin.

Në nisje të operacionit janë planifikuar të shemben 45 objekte, 15 në Velipojë dhe 30 në Ksamil.

Klan News