Japonia synon surprizën, Belgjika kërkon kualifikimin

Kupa e Botës në Katar ka hyrë në një fazë tepër interesante. Këtë të dielë do të vendoset fati i shumë kombëtareve, të cilat do të luajnë takimin e xhiros së dytë në grupe. Pas surprizës ndaj Gjermanisë, Japonia kërkon që të marr maksimumin edhe ndaj Kosta Rikës. Përballja e orës 11 i gjen kombëtaret në momente të ndryshme. Aziatikët vijnë në atmosferë perfekte në këtë duel, pasi përveçse gjenden në pozita komode në renditje kanë përballë edhe një rival si kostarikanët, të cilët pësuan humbjen e thellë 7-0 kundër Spanjës.

Në orën 14:00, Belgjika kërkon të vijojë ecurinë pozitive ndaj Marokut, që ndaj Kroacisë tregoi se është një kockë e fortë për t’u thyer. Belgët do vuajnë edhe në këtë sfidë mungesën e sulmuesit kryesor, Romelu Lukaku, që do rikthehet në fushë pas dueleve të grupeve. Ndërkaq, një humbje e mundshme do t’i kushtonte ndoshta edhe eliminimin kombëtares afrikane.

Edhe përballja e orës 17:00 premton spektakël dhe gola. Nënkampionët e botës, Kroacia kërkon të rikthehet te fitorja pas pikës së marrë ndaj Marokut. Ballkanasit nuk kanë humbur asnjëherë ndeshjen e dytë në grup, 4 fitore dhe vetëm një barazim. Përballja mes Kroacisë dhe Kanadasë është hera e parë mes tyre në histori, një 90 minutësh që do vlej shumë për vazhdimësinë.

Klan News