Presidenti Meta, së bashku me Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, Kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev dhe Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi morën pjesë dhe ndoqën Koncertin festiv të mbajtur mbrëmjen e djeshme në Shkup me rastin e Ditës Kombëtare të Alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit.

Koncerti festiv u mbajt në kujdesin e veçantë të kryeparlamentarit të Maqedonisë Xhaferi dhe të kryeministrit Zaev nën moton domethënëse: “

Për ne dielli lind në Perëndim

”.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti Meta tha se “

Si sot 110 vjet më parë, në Manastir përfundoi punimet Kongresi i Alfabetit tonë, që na dha alfabetin e njehsuar të gjuhës sonë të bukur shqipe, gjuhën e të gjithë shqiptarëve kudo ku jemi dhe jetojmë. Është kënaqësi që në këtë përvjetor jubilar, edhe në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë u miratua ligji për përdorimin e gjuhës shqipe, si vullnet i përbashkët për bashkëjetesë dhe mirëkuptim për të gjithë qytetarët e vendit të tyre

”.

Ky vit, ka qenë një vit i sfidave të mëdha, por edhe i shpresave të mëdha, jo vetëm për Shqipërinë, por sidomos për Maqedoninë dhe të gjithë rajonin tonë. Parlamenti i Maqedonisë miratoi ligjin për gjuhën shqipe që është mirëpritur nga të gjithë ne. Marrëveshja e Prespës është një hap i rëndësishëm jo vetëm për Maqedoninë, por për të gjithë rajonin tonë. Për integrimet euro-atlantike, për paqen dhe sigurinë afatgjatë. Rajoni ynë ka kaluar shumë vështirësi dhe sfida. Është koha për më shumë bashkëpunim, respekt reciprok, bashkëjetesë dhe mirëkuptim. Respektimi i pakicave dhe minoriteteve është vlerë e shtuar për të gjitha vendet e rajonit tonë

”, tha  Presidenti i Shqipërisë.

Meta falënderoi kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev për “

kontributin për një bashkëjetesë sa më të natyrshme midis të gjithë qytetarëve në vend

”./tvklan.al