Presidenti francez Emmanuel Macron udhëhoqi paradën kombëtare e para qe mbahet në mes të krizës

Dita e Bastilles është e njohur si dita kombëtare e Francës, e cila festohet në 14 Korrik të çdo viti. Një nga festat më të rëndësishme kombëtare.

Presidenti francez Emmanuel Macron udhëhoqi  paradën kombëtare. Kreu i Elizesë kishte zgjedhur këtë herë që të qëndronte në një automjet ushtarak duke përshëndetur publikun përgjatë Champs Elysees në Paris.

Automjete ushtarake, kuaj dhe me flamuj nëpër duar kështu nisi parade kombëtare e këtij viti. Ky vit shënon kthimin e paradës ushtarake pasi festimet e vitit të kaluar u zëvendësuan nga një ngjarje me hyrje të kufizuar për shkak të koronavirusit ku u nderuan për punën e tyre punonjësit shëndetësor. 

Vetëm 15,000 njerëz u lejuan në tribuna,  në vend të 25,000 që marrin pjesë normalisht. Të pranishmit duhet të mbanin maska dhe u është dashur të tregojnë një leje shëndetësore.

Marshimi i këtij viti fillon nga monumenti i Harkut të Triumfit dhe përfundon me një ceremoni në sheshin Concorde. Festimet do të nderojnë gjithashtu forcat ushtarake pjesë e operacionit Takuba të udhëhequr nga Franca, forcat speciale që janë vendosur në Mali të Afrikës.

Klan News